Ekskluzive| Parkimi i parregullt ndez sherrin në Vushtrri – përplasje

0%

Një kundërvajtje në trafik ka eskaluar në përplasje fizike me Policinë të hënën paradite në Vushtrri, ku tre zyrtarë policorë kanë kërkuar trajtim mjekësor, ndërsa dy persona kanë përfunduar në ndalim, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës , në rrugën “Bedri Pejani”, ku një automjet ishte parkuar në mënyrë të parregullt, në shiritin e kundërt të rrugës, duke penguar qarkullimin. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit në këtë rast janë E. P. rreth 32 vjeçar dhe E. P. rreth 27 vjeçar.

Sipas informacioneve të rastit, zyrtarët policorë kanë intervenuar për kundërvajtjen, por drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri dyshohet se nuk u janë bindur urdhrave të Policisë. Situata më pas ka eskaluar. Dy të dyshuarit dyshohet se fillimisht kanë fyer zyrtarët policorë dhe më pas i kanë shtyrë fizikisht, me ç’rast policët kanë përdorur sprej për ta vënë situatën nën kontroll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas intervenimit, të dy personat janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor. Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë kanë kërkuar trajtim mjekësor dhe janë pajisur me raporte mjekësore. Trajtim kanë marrë edhe dy të dyshuarit për shkak të përdorimit të sprejit gjatë arrestimit.

Elvis dhe Enis Pajaziti janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është iniciuar si “ Sulm ndaj personit zyrtar ” dhe mbetet nën hetim Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com