Kardiologu ngre alarmin: Pacientit iu përshkrua Prasugrel, në farmaci

0%

Kardiologu Dr. Arlind Batalli ka ngritur shqetësimin për një rast që, sipas tij, mund të kishte pasoja serioze për shëndetin e pacientit, pasi medikamenti i përshkruar nga mjeku dyshohet se është zëvendësuar në farmaci me një ilaç tjetër. Në fotografinë e publikuar shihet rekomandimi mjekësor “Prasugrel 10 mg”, ndërsa pranë tij ndodhet një kuti e Xarelto-s, me substancë aktive rivaroxaban.

“Kur farmacisti apo tekniku e merr guximin me ndërru medikamentin dhe merr pacientin në qafë”, ka shkruar kardiologu Batalli, duke alarmuar për rrezikun e ndërhyrjes në terapinë e përcaktuar nga mjeku. Rasti është veçanërisht shqetësues për faktin se nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e një bari me një ekuivalent me të njëjtën substancë aktive.

Prasugreli dhe rivaroxabani janë barna të klasave të ndryshme dhe veprojnë përmes mekanizmave të ndryshëm: prasugreli është antiagregues trombocitar, ndërsa rivaroxabani është antikoagulant oral direkt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, nga fotografia dhe deklarata e publikuar nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur se kush e ka bërë zëvendësimin dhe në çfarë rrethanash, ndaj përgjegjësia konkrete eventuale mbetet për t’u sqaruar. Sinjali do të tentojë të sigurojë informacione shtesë lidhur me rastin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com