Sanchez bëhet me ekip të ri

0%

Alexis Sanchez nuk e ka ndërmend t’i japë fund karrierës, pavarësisht moshës. Sulmuesi kilian, i cili në dhjetor do t’i mbushë 38 vjeç, është pranë largimit nga futbolli evropian pas 18 vitesh dhe do ta nisë një aventurë të re në MLS. Sanchez ka arritur marrëveshje me klubin kanadez të Montrealit dhe pritet ta nënshkruajë një kontratë dyvjeçare.

Kështu, ai do të vazhdojë të luajë deri në moshën 40-vjeçare. Sipas raportimit të ekspertit të njohur ndërkombëtar të transfereve, Fabrizio Romano, sulmuesi kilian është shumë pranë transferimit te Montreal në Kanada si lojtar i lirë. Marrëveshja do të jetë për dy vite dhe Sanchez do ta ketë mundësinë ta vazhdojë karrierën në MLS deri në moshën 40-vjeçare.

Ky transferim e shënon edhe fundin e aventurës së tij 18-vjeçare në futbollin evropian. Sanchez mbërriti në Evropë në vitin 2008, kur u transferua nga River Plate te Udinese, ndërsa ka luajtur edhe për Barcelonën, Arsenalin dhe Interin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sanchez ishte lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së fundit me Sevillan, ku gjatë sezonit të fundit i zhvilloi 30 ndeshje, duke i shënuar 4 gola dhe duke i dhuruar 2 asistime.

Burimi: Bota Sot