Të paktën 132 persona kanë vdekur dhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi Kolumbia u godit nga njëri prej tërmeteve më të mëdha ndër vite, ka raportuar të martën () BBC . Numri i të vdekurve me gjasë do të rritet pasi shumë persona kanë mbetur të ngujuar në ndërtesat e shembura.
Tërmeti prej 7.4 ballësh goditi me thellësi prej 103 kilometrash në provincën Choco, ka njoftuar shërbimi gjeologjik i vendit. Dridhja u ndje në një zonë të madhe, që shtrihej me qindra kilometra në krejt Kolumbinë perëndimore.
Shumë nga rastet e viktimave janë raportuar në qytetin Pereira, në rajonin e kultivimit të kafesë në Kolumbi, me qytetet përreth dhe rajonin Valle del Cauca gjithashtu të goditur rëndë.
Epiqendra e tërmetit ishte pranë fshatit San Jose del Palmar, në provincën Choco, por kryetari lokal, Leon Fabio Marin Moncada, ka thënë se mrekullisht nuk kishte pasur vdekje ose lëndime – pavarësisht se rrugët hyrëse dhe dalëse janë dëmtuar. Më shumë se 480 persona u lënduan nga tërmetet, ka shkruar Shoqata e Kryeqyteteve të Kolumbisë në një deklaratë të përditësuar të hënën.
Rreth 55 kilometra nga epiqendra e tërmetit, qyteti i Pereirës pësoi disa nga dëmet më të rënda. Videot e verifikuara nga BBC tregojnë të paktën një ndërtesë që shembet në Plaza Bolivar, sheshin kryesor të qytetit, me mbeturina dhe pluhur të shpërndarë në hapësirën e hapur ku ishin mbledhur shumë njerëz.
Autoritetet lokale kanë raportuar të paktën 40 persona të vdekur në zonën metropolitane të qytetit, me 65 ndërtesa të shembura. Besohet se njerëzit janë bllokuar në 15 prej tyre. Një shtetrrethim është në fuqi në disa pjesë të qytetit deri në orën sipas orës lokale të martën.
Tridhjetë e dy ndërtesa u shembën në Cali, që ndodhet rreth 160 kilometra në jug të Pereirës dhe rreth 200 kilometra nga epiqendra. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
