Sinjali ka mësuar identitetin e dy personave të dyshuar për rastin e tentim-vrasjes që ndodhi pasditen e së hënës në Gjakovë, ku një 29-vjeçar mbeti i plagosur me a*më. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Hilmi Dula 42-vjeçar dhe Ariton Dula 19 vjeçar , ndërsa viktima është D.G 30 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës , në rrugën “Dëshmorët e Hereçit”.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshjeje verbale mes viktimës dhe njërit prej të dyshuarve. Konflikti më pas eskaloi, me ç’rast dyshohet se është nxjerrë a*ma dhe është shtënë në drejtim të D.G, duke e plagosur në këmbë. I plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Gjendja e tij raportohet stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, ndërsa është hospitalizuar në Repartin e Kirurgjisë. Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një predhë dhe një thikë, por a*ma me të cilën dyshohet se është kryer plagosja nuk është gjetur.
Lidhur me rastin, Hilmi Dula është arrestuar dhe, pas intervistimit nga Hetimet Rajonale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. I dyshuari tjetër, Ariton Dula, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
