Revolta në ditën e 73-të, qytetarët nuk heqin dorë, sot dalin sërish

0%

Në Tiranë zhvillohet sot protesta e 73-të e qytetarëve, të cilët prej më shumë se dy muaj mblidhen çdo ditë në shesh për të kërkuar ndryshime politike. Protestuesit mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Rama jep dorëheqjen” është një nga thirrjet kryesore të protestuesve, ndërsa gjatë tubimit kërkohet gjithashtu një “Shqipëri e re” dhe ndryshimi i klasës politike. Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se protestat do të vijojnë çdo ditë, me synimin për të ushtruar presion për ndryshime në drejtimin politik të vendit.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot