Rama i përgjigjet Vuçiqit për lumin Ibër: Kosova është republikë

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas debatit mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë, duke e cilësuar si “shkëmbim shumë interesant veror” diskutimin për lumin Ibër dhe çështjet që lidhen me Kosovën.

Rama ka kritikuar përmendjen e vazhdueshme të konceptit të “Shqipërisë së Madhe” sa herë që Shqipëria flet për Kosovën, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë dhe se nuk ka nevojë për një koncept të tillë për të mbështetur Kosovën. “Shqipëria nuk ka absolutisht asnjë pretendim ndaj territorit serb dhe nuk ka nevojë të shpikë një të tillë.

As nuk kemi nevojë për një ‘Shqipëri të Madhe’ për të qëndruar në krah të Kosovës”, shprehet ai. ​Vuçiq me ide të çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit “Kosova është shtet më vete. Shqiptarët e Kosovës janë pikërisht kjo: shqiptarë të Kosovës. Ata kanë Republikën e tyre, institucionet e tyre dhe të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e tyre”, ka shkruar Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke iu referuar statusit të Kosovës, Rama ka deklaruar se territori i Republikës së Kosovës nuk është territor i Serbisë dhe se burimet natyrore që ndodhen në të nuk janë burime të Republikës së Serbisë.

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik Sa i përket lumit Ibër, Rama ka rikthyer vëmendjen te çështja fillestare, duke argumentuar se bëhet fjalë për një sistem ujor ndërkufitar. “Serbia është plotësisht e lirë të menaxhojë burimet brenda juridiksionit të saj.

Ajo që nuk mund të pretendojë në mënyrë të arsyeshme është se pasojat e mundshme për një shtet tjetër ndalen në mënyrë magjike në kufirin serb”, ka thënë Rama, duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare për ujërat. Rama ka folur edhe për komunitetin serb në Kosovë, duke theksuar se të drejtat, siguria, prona, gjuha dhe trashëgimia kulturore e fetare e tij duhet të mbrohen.

Në fund, Rama ka theksuar se Shqipëria dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë dhe që i gjithë rajoni, përfshirë Serbinë, të jetë pjesë e Evropës. “Por fqinjësia e mirë nuk mund të nënkuptojë t’i kërkosh çdo fqinji të Serbisë të jetojë përgjithmonë brenda versionit serb të historisë”, ka shkruar Rama. Very interesting summertime exchange between our foreign ministers.

Although I was expecting an answer about the #Ibër , we somehow travelled from hydrology to international law, made the obligatory stop at “Greater Albania”, passed through “Kosovo and Metohija”, and eventually… — Edi Rama (@ediramaal) August 10, 2026

Burimi: Telegrafi