Rama: Supremja ka refuzuar kërkesën e asamblistëve të LVV-së për

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e vendimit për çmimin e biletave të transportit publik. Rama ka publikuar vendimin e Supremes, ndërsa ka thënë se asamblistët e LVV-së janë “dashakëqij” dhe të “padijshëm”.

“Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! Po e ripërsëris, përveç që jeni dashakëqij, jeni edhe të padijshëm”- ka shkruar Rama. Nga data , biletat e transportit publik urban në Prishtinë janë shtrenjtuar me vendim të kryetarit të Prishtnës, Përparim Rama.

Sipas vendimit, bileta e rregullt nga 0.50 euro do të kushtojë 0.80 euro, ndërsa për përdoruesit e kuletës digjitale çmimi do të jetë 0.60 euro. Më , grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër vendimit të kryetarit të Komunës për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo