Kamionët mbi 20 tonë, nesër kufizohen në autostrada

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Kufizimi do të vlejë në autostrada nga ora deri në , për shkak të temperaturave të larta që pritet të mbizotërojnë gjatë ditës.

Sipas ministrisë, masa është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme. Ndërkohë, këto automjete do të mund të qarkullojnë pa kufizime në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse . Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe shoferëve që ta respektojnë masën dhe t’i planifikojnë udhëtimet e tyre sipas orarit të përcaktuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com