Do të vendosë drejtësi në Superkupën UEFA, por arbitri që nuk u lejua

0%

Omar Artan nuk do ta harrojë lehtë muajin e fundit kur nuk u lejua të hyjë në SHBA për Botërorin 2026. Gjithçka ndodhi kur ai zbriti në Miami ku u informua se qytetarët nga Somalia, vendi i origjinës së arbitrit, e kishin të ndaluar hyrjen në tokën amerikane.

Ishte ky një moment delikat për arbitrin që u kompensua nga UEFA teksa u zgjodh të vendosë drejtësinë në Superkupën UEFA mes Paris Saint Germainit dhe Aston Villas, një ndeshje që do të transmetohet në Top Channel.

Artan foli për atë që përjetoi në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA. ‘Ishte një periudhë shumë e vështirë-pranoi ai-shumë njerëz më kuptojnë sepse kur dikush punon prej shumë vitesh dhe supozohet të bëjë diçka dhe më pas nuk mundet ta bëjë, është shumë e vështirë. Gjithsesi jam mirënjohës për mbështetjen e madhe që mora nga e gjithë bota. Shumë mirënjohës’.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në moshën 34 vjeçare, Artan do të bëhet i pari arbitër joevropian që do të gjykojë Superkupën UEFA. Për më tepër ai u bë i pari arbitër somalez që arbitroi një finale të Ligës së Kampioneve të Afrikës përpara se të shpallej arbitri më i mirë afrikan i vitit 2025 dhe më pas u zgjodh për të marrë pjesë në Botërorin 2026. ‘Do të jetë ndeshja ime e parë në Evropë.

Është diçka gjeniale të jetosh aventura, të krijosh kujtime dhe të mësosh gjëra të reja-shtoi Artan-për mua është fantastike që CAF bashkëpunon me UEFA, konfederata më e mirë në botë për arbitrat. Niveli në Evropë është i shkëlqyer dhe aty praktikohet një futboll i nivelit të lartë. Besoj se arbitrat e CAF. mund të mësojnë shumë nga UEFA dhe anasjelltas. Është një përfitim i përbashkët.

Ndihem i nderuar për faktin që jam caktuar për të gjykuar këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Dua të falenderoj shumë UEFA, presidentin e CAF dhe të gjithë anëtarët e saj’.

UEFA e mori vendimin për të caktuar Artan si arbitër kryesor për Superkupën Evropiane në qershor pak ditë pasi ai u kthye mbrapsht për në Somali nga SHBA. ‘Kur morëm telefonatën, për mua dhe familjen time ishte një moment shumë, shumë i lumtur-shtoi Artan-në Evropë dhe në Austri është një komunitet shumë i madh somalezësh dhe janë shumë entuziast që unë arbitroj një ndeshje të tillë.

Pata fat, por kam punuar shumë për të arritur deri këtu dhe jam shumë krenar. Siç mund të imagjinoher, u rrita në një situatë shumë të vështirë, por kjo nuk më pengoi të ndiqja ëndrrat e mia’.

Burimi: Bota Sot