Homazhe në 28-vjetorin e rënies së heronjve në Junik

0%

Sipas një njoftimi të Komunës së Junikut, sot janë zhvilluar homazhe përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të rënies heroike të Bedri Shalës, Bekim Berishës, Përmet Vulës dhe Elton Zherkës. Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe qytetarë, vendosi kurora lulesh te përmendorja e heroit Bedri Shala.

Njoftimi: Homazhe në 28-vjetorin e rënies heroike të heronjve Bedri Shala, Bekim Berisha, Përmet Vula dhe Elton Zherka Në kuadër të shënimit të 28-vjetorit të rënies heroike të heronjve të kombit Bedri Shala, Bekim Berisha, Përmet Vula dhe Elton Zherka, sot u zhvilluan homazhe përkujtimore në nderim të veprës dhe sakrificës së tyre të pashoqe për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, me bashkpunëtor, familjarë të heronjve, qytetarë si dhe bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh te përmendorja e heroit Bedri Shala në Junik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë kësaj ngjarjeje përkujtimore u vlerësua lart qëndresa historike e verës së vitit 1998, kohë kur Juniku ishte kthyer në një bastion të pathyeshëm të UÇK-së.

Më 10 gusht të atij viti, në përballje të ashpër dhe të drejtpërdrejtë me forcat e armikut, ranë heroikisht strategu i shquar Bekim Berisha – “Abeja”, komandanti sypatrembur Bedri Shala dhe dy trimat nga Gjakova, Elton Zherka e Përmet Vula. Rezistenca e tyre titanike u bë mburojë për Junikun dhe frymëzim i pashuar për luftën çlirimtare.

Në këtë përvjetor, u ritheksua mesazhi se Juniku dhe mbarë Kosova do t’i kujtojnë përjetësisht me nderim të thellë këta kolosë të lirisë. Vepra e tyre mbetet themel i shtetit tonë, ndërsa amaneti i tyre udhërrëfyes për të ardhmen. Lavdi e përjetshme heronjve dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Burimi: Bota Sot