Ka shkuar në 111 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, njoftoi se të paktën 87 persona kanë mbetur të lënduar , ndërsa për shkak të dëmeve të mëdha është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, raporton Euronews, transmeton Sinjali.
Tërmeti, magnitudën e të cilit Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë e vlerësoi në 6.6 , ndërsa Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) në 7.4 , ka shkaktuar dëme në qindra ndërtesa. Epiqendra ishte pranë San José del Palmar , në rajonin Chocó, rreth 400 kilometra në perëndim të Bogotás.
Sipas USGS, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 107 kilometrash dhe është ndjerë edhe në Ekuador e Panama. Në disa qytete të pjesës perëndimore të vendit, ndërtesa janë shembur dhe banorët, së bashku me ekipet e shpëtimit, kanë vazhduar kërkimet nën rrënoja për të mbijetuar.
Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e pasgoditjeve, ndërsa ministri i Brendshëm tha se më shumë se 20 komuna janë prekur nga tërmeti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
