Qytetarët alarmojnë për mbeturinat, kërkojnë masa urgjente nga

0%

Grumbullimi i mbeturinave po vazhdon të jetë problem në Fushë Kosovë, ku qytetarët shprehen të shqetësuar për gjendjen e krijuar. Ata thonë se temperaturat e larta mund ta rëndojnë situatën dhe të ndikojnë edhe në shëndetin e banorëve. Komuna pranon se kapacitetet aktuale nuk mjaftojnë për sasinë e mbeturinave, ndërsa paralajmëron blerjen e kamionëve të rinj.

Situata me mbeturina vazhdon te mbetet jo e mirë në Fushë Kosovë, thonë qytetarët. Ata thonë se nga kundërmimi si shkak edhe i temperaturave të nxehta mund të ndikojë edhe në shëndetin e tyre. Qytetarët bëjnë apel që të ndërmerren masa që kjo gjendje të ndryshojë. “Ky Berllog nuk bon kështu me kanë. Janë edhe njerëzit e rrezikun, se edhe qentë po rrinë këtu ”, tha një qytetar.

Shqetësime për gjendjen me mbeturinat kanë shprehur edhe partitë në opozitë, duke kërkuar masa konkrete për zgjidhjen e problemit. Nga kompania Pastrimi, përmes një përgjigjeje me shkrim, thanë se grumbullimi dhe largimi i mbeturinave në territorin e Komunës së Fushë Kosovës realizohet nga operatorë të ndryshëm, varësisht nga zona.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tyre, KRM “Pastrimi” ofron shërbimin e grumbullimit të mbeturinave në zonat rurale, përkatësisht në fshatrat e Komunës së Fushë Kosovës. Ndërkaq në zonën urbane, brenda qytetit të Fushë Kosovës, shërbimi i grumbullimit dhe largimit të mbeturinave kryhet nga kompania private e kontraktuar nga Komuna e Fushë Kosovës.

Megjithatë,nga kjo kompani bëjnë të ditur se nëse shfaqet nevoja, largojnë mbeturina edhe në zona urbane. Ndërkohë, Komuna e Fushë Kosovës thotë se kapacitetet aktuale nuk janë të mjaftueshme për sasinë e mbeturinave që krijohet, duke theksuar se ka kontraktuar katër kamionë, por të pamjaftueshëm për t`i përballuar nevojat.

“Katër kamionë nuk po janë të mjaftueshëm për sasinë e mbeturinave që është në Fushë Kosovë, mirëpo nëse KRM Pastrimi na asiston me punëtorë fizikë, numrin e kamionëve, kompania private është në gjendje me rritë sa ne i kërkojmë ” , tha Mjeku, drejtor i Shërbimeve Publike Komuna ka bërë të ditur se pritet edhe blerja e kamionëve të rinj, të cilët sipas tyre, pritet të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes.

Burimi: Bota Sot