Barcola bie dakord me Liverpoolin, tashmë mbetet vetëm marrëveshja me

0%

Liverpooli ka bërë një hap të rëndësishëm drejt transferimit të Bradley Barcolës nga Paris Saint-Germain. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi francez ka dhënë miratimin për kushtet personale dhe është i hapur për një transferim te Liverpooli. Ndërkohë, dy klubet kanë nisur bisedimet e drejtpërdrejta për tarifën e transferimit.

Megjithatë, marrëveshja mes Liverpoolit dhe PSG-së ende nuk është arritur, klubi francez vazhdon ta vlerësojë lart Barcolën dhe nuk pritet të bëjë lehtë lëshime sa i përket shumës së transferimit. Barcola është shndërruar në një prej objektivave kryesorë të Liverpoolit në këtë afat kalimtar.

Klubi anglez e konsideron francezin një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv, falë shpejtësisë, teknikës dhe aftësisë për të luajtur në disa pozicione. Nga ana tjetër, PSG-ja nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga 23-vjeçari dhe kërkon një shumë të konsiderueshme për ta lënë të largohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse Liverpooli dhe PSG-ja arrijnë një kompromis financiar, Barcola mund të bëjë hapin e radhës në karrierë dhe të transferohet në Anfield.

Burimi: Bota Sot