Zyrtare: Araujo shkon te Liverpooli, përshëndetet me Barçën

0%

Liverpooli ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit uruguaian Ronald Araujo, i cili do të jetë pjesë e skuadrës angleze për sezonin 2026/27. 27-vjeçari do t’i bashkohet Liverpoolit në formë huazimi nga Barcelona dhe do të veshë fanellën e “The Reds” gjatë sezonit të ardhshëm.

Me ardhjen e Araujo-s, Liverpooli ka shtuar alternativat në repartin defensiv, ndërsa mbrojtësi uruguaian pritet t’i japë trajnerit më shumë mundësi në qendër të mbrojtjes. Araujo sjell me vete përvojë të rëndësishme nga nivelet më të larta të futbollit evropian. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com