Kaçaniku nderon dëshmorët dhe kujton sakrificën për lirinë e Kosovës

0%

Komandant Agim Bajrami, ushtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, janë tre dëshmorët e kombit që ranë heroikisht në betejën e 10 gushti të viti 1998 e zhvilluar në Gabricë të Kaçanikut, betejë kjo që dha kushtrimin e parë në këtë anë në luftën kundër okupatorit serb.

Afrim Kurtaj- bashkëluftëtar dhe familjar, tha se “10 gushti i viti 1998 na përkujton një ngjatje të madhe që në vete përmban dinjitet, krenari e sakrificë të cilat janë përsëritur brez pa brezi tek populli shqiptarë. ” 10 gushti i vitit 1998 na përkujton tre heronjtë Xheladini, Agimin e Besnikun të cilët ishin ndër themeluesit kryesorë të UÇK-së në këto anë” , tha ai.

Kurse Skender Hasaj, bashkëluftëtar, tha se këta treguan në mënyrën më heroike se si luftohet dhe vdiset për atdhe. “Rënia e Agimit, Xheladinit dhe Besnikit njëkohësisht ishte edhe kushtrim për brezat tjerë që do ta vazhdonin rrugën e tyre për li ri”, theksoi ai. 10 gushti shënohet si dita e Dëshmorëve të UÇK-së të Brigadës 162 “Agim Bajrami” nga Kaçanikut me këtë rast janë bërë homazhe tek varrezat dhe lapidarët e Dëshmorëve “Ata dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre që ne sot të gëzojmë lirin që brezat e ri ta gëzojnë lirinë e ne e kemi obligim që amanetin e tyre ta ruajmë lirinë t’i ruajmë vlerat e luftës dhe të punojmë njëkohësisht për këto vlera gjithmonë për ndërtimin institucioneve më të mira të Republikës së Kosovës” , tha Sabedin Vishi, kryetar i Kaçanikut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në përkujtim të të rënëve janë zhvilluar edhe aktivitete të shumta.

Burimi: Bota Sot