Analisti politik Melazim Koci përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe theksoi respektimin e integritetit territorial të Serbisë dhe të drejtës ndërkombëtare.
Koci e ka kritikuar ashpër qëndrimin e presidentit ukrainas, duke thënë se Zelensky “ duket se harroi se po fliste si burrështetas, jo si zëdhënës i Beogradit”.
Sipas tij, duke e cilësuar pavarësinë e Kosovës si “të njëanshme ” dhe duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare, Zelensky nuk e ka sfiduar vetëm Kosovën, por edhe qëndrimet e SHBA-së, BE-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë Zelenski të cilin vjet Trump e kishte quajtur diktator, duket se harroi se po fliste si burrështetas, jo si zëdhënës i Beogradit. Duke e quajtur pavarësinë e Kosovës “të njëanshme” dhe duke u fshehur pas “së drejtës ndërkombëtare”, ai nuk e sfidoi vetëm Kosovën, por SHBA-në, BE-në dhe GJND-në. Një gafë diplomatike që i shkon më shumë Beogradit sesa Kievit.
