Plagosje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

0%

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Gjakovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës në rrugën “Dëshmorët e Hereqit”, ku Policia është njoftuar për një rast të plagosjes me armë zjarri. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Ajo ka bërë të ditur se i plagosuri ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për rastin është arrestuar. Të dy janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com