Tahiri lajmërohet nga Kuvendi: S’guxon të bëhet muze, bllokada nga VV

0%

Shpërndaje në: Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar zvarritjen e vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit. Përmes një videoje nga ambientet e Kuvendit, të cilën e publikoi në Facebook, Tahiri tha se seanca është dashur të vazhdojë, por se deputetët nuk kanë marrë asnjë ftesë. “Po ju drejtohem nga Kuvendi.

Në këtë kohë është dashur të fillojë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, e nuk kemi asnjë ftesë. Është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit, është shkelur aktvendimi i Kushtetueses”, tha Tahiri. Ky Kuvend është bërë një vend muzeal, është thatë, askush. Thonë që janë hapur zyrat për vëllezërit dhe motrat e diasporës, nuk ka asnjë lëvizje të vetme.

Mund ta shihni vetë se si është situata në Kuvend”, deklaroi ai. Tahiri theksoi se Kuvendi duhet të ushtrojë funksionin e tij dhe të nisë punën. “Nuk guxon Kuvendi të bëhet muze. Kuvendi është këtu për ta ushtruar funksionin e vet, për ta filluar punën. Kjo bllokadë është shkelje dhe abuzim”, përfundoi Tahiri./KSP

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha