Policia e Kosovës ka sekuestruar tri armë dhe katër gëzhoja pas dyshimeve se gjatë një ahengu familjar në fshatin Lladrovc të Malishevës janë përdorur armë zjarri. Sipas Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më , ndërsa më , pas informacioneve të pranuara dhe në koordinim me prokurorin kompetent, janë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore.
Gjatë kontrollit në oborrin ku ishte organizuar ahengu, Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja.
Ndërkaq, në automjetet e parkuara në afërsi të vendit të ahengut, të cilat sipas Policisë janë pronë e personave të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike e tipit AK-47 me një karikator, një armë e gjatë gjysmëautomatike dhe një pistoletë me gaz me një karikator dhe katër fishekë.
Në lidhje me rastin janë intervistuar katër burra të moshës madhore në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin se kanë përdorur armët e sekuestruara. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm”.
Sipas Policisë, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
