Kultivonte kanabis në parcelë, arrestohet 62-vjeçari në Krujë

0%

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Baruni”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territor, në vendin e quajtur “Skahide”, në lagjen Barun, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë zbuluan një parcelë të kultivuar me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes, policia kapi në flagrancë në parcelë dhe arrestoi E.

P., 62 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar si personi që kishte kultivuar bimët narkotike. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa kontrollet në territorin e Krujës vijojnë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të tjera të kultivimit të kanabisit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot