Protestë nesër në Dragash për mungesën e ujit: “Nuk po kërkojmë

0%

Mungesa e ujit të pijshëm në Dragash ka nxitur reagime të qytetarëve, të cilët kanë paralajmëruar protestë për nesër, më 11 gusht, para objektit të Komunës së Dragashit. Protesta pritet të nisë në orën , ndërsa qytetarët janë ftuar të marrin pjesë për të kërkuar zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme për problemin e furnizimit me ujë. “Nuk po kërkojmë privilegj.

Po kërkojmë një të drejtë elementare: Ujin!”, thuhet në thirrjen për protestë. Në njoftim theksohet se qytetarët e konsiderojnë të papranueshme që të paguajnë taksat dhe faturat, ndërsa të mos kenë ujë në shtëpitë e tyre për nevojat themelore. Mungesën e ujit e ka konfirmuar edhe menaxheri i KRU “Hidroregjioni Jugor”, Dega në Dragash, Izet Aliu.

Ai ka deklaruar se qyteti po përballet me mungesë të furnizimit dhe se sasia e ujit që aktualisht vjen nga burimi i Radeshës nuk është e mjaftueshme për nevojat e qytetarëve. Sipas Aliut, situata është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit për shkak të zvogëlimit të sasisë së ujit në burim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka theksuar gjithashtu se problemi nuk lidhet me kapacitetet e KRU “Hidroregjioni Jugor”, por me sasinë e ujit në dispozicion. Ndërkohë, qytetarët pritet që përmes protestës së nesërme t’u kërkojnë institucioneve zgjidhje të menjëhershme për krizën e furnizimit me ujë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com