Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në një takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, i cili e uroi kryeprokurorin Gashi për marrjen e detyrës së re.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për çështje me rëndësi për sistemin prokurorial, me theks të veçantë për ngritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të prokurorëve përmes organizimit dhe mbajtjes së trajnimeve të specializuara, me qëllim të avancimit të njohurive dhe aftësive profesionale të prokurorëve në trajtimin sa më efikas të formave të sofistikuara dhe komplekse të kriminalitetit bashkëkohor.
Kryeprokurori i shtetit dhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë institucional në identifikimin e temave përkatëse për trajnim që adresojnë sfidat dhe nevojat e kohës me të cilat përballen prokurorët gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.
