Kurti: Do të përpiqemi çdo ditë për marrëveshje politike, qytetarët

0%

Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje politike do të vazhdojnë, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja. Ai ka theksuar se është në komunikim me liderët dhe se synimi është arritja e një marrëveshjeje për zgjidhje.

“Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje.

E zgjidhja është marrëveshja politike”, ka thënë Kurti. Edhe ministri në detyrë i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë të hënën se Kurti do t’u drejtohet sërish tri partive më të mëdha opozitare për dialog politik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha