Ministria e Mbrojtjes për zjarret në Shqipëri: 27 vatra gjatë 24

0%

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë aktive dhe 2 janë në monitorim. Në operacione janë angazhuar 371 forca operacionale dhe 42 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 153 efektivë, 6 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor”, shkruan A2.

Në Cikallesh, Dajt, Priskë e Madhe, Mallakastër dhe Abaze situata është nën kontroll nuk paraqitet rrezik për banesat. Në Vilëz të Kurbinit zjarri vijon aktiv, ndërsa ndërhyrja nga ajri ka frenuar përhapjen e flakëve. Ndërkohë, disa vatra, përfshirë ato në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik, janë shuar plotësisht.

Burimi: Bota Sot