Dy vdekje dhe 929 shërbime emergjente gjatë vikendit të fundit në

0%

Gjatë vikendit të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 929 shërbime emergjente.

Këtë e ka bërë të ditur QKUK përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke bërë të dituse se gjatë kësaj periudhe janë trajtuar: 202 pacientë në Reanimim; 280 pacientë në Emergjencën Internistike; 192 pacientë në Emergjencën Kirurgjike; 194 pacientë në Emergjencën Ortopedike; 61 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

Ndërsa sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2 raste të lëndimeve nga armët e zjarrit, 1 rast nga armët e ftohta, 3 raste të intoksikimeve (helmime), 8 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 53 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, në fundjavën e fundit janë realizuar 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes (exitus). Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com