Një “Zidane” i ri vjen nga Kolumbia

0%

A është rikthyer Zinedine Zidane në fushë? Fatkeqësisht jo, edhe pse emri i tij po bën bujë që nga Amerika e Jugut. Në fakt, atje luan një Zinedine Zidane, por nuk bëhet fjalë për yllin francez dhe ikonën botërore të futbollit.

Emri i tij i plotë është Zinedine Zidane Bedoya Morales dhe është një kolumbian 17-vjeçar, i cili së fundmi është promovuar në ekipin e parë të Atlético Nacional dhe po pret debutimin e tij si profesionist. Është një emër vërtet i spikatur, gjithçka për shkak të)babait të tij, i cili e adhuronte aq shumë yllin francez, saqë vendosi t’ia vinte emrin djalit të tij.

Gjithsesi, 17 vjeçari ka një rol tjetër, nga ai francezit, pasi është një mesfushor sulmues që mban fanellën me numrin 10. Ai është një talent premtues , aq sa Nike tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me të. Në rrjetet sociale, ai njihet me pseudonimin “Zizu”, ashtu si pseudonimi i ish-lojtarit të Juventusit dhe Real Madridit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tani ëndrra e tij është të përballet me Zidane e vërtetë në fushë, ndoshta që në Kupën e Botës të vitit 2030.

Burimi: Bota Sot