Liverpooli gati ta zyrtarizojë Araújon

0%

Ronald Araújo i ka përfunduar me sukses testet mjekësore te Liverpooli, duke i hapur rrugën zyrtarizimit të transferimit të tij nga Barcelona. Mbrojtësi uruguaian do t’i bashkohet skuadrës angleze në formë huazimi, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes përfundimtare.

Sipas raportimeve nga Anglia, Liverpooli do ta ketë mundësinë ta blejë Araújon për 55 milionë euro në fund të periudhës së huazimit. Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet në orët e ardhshme pasi lojtari i ka përfunduar me sukses të gjitha procedurat mjekësore.

Araújo, 27-vjeçar, pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen e Liverpoolit, i cili po kërkon të shtojë alternativat në repartin defanziv. Mbrojtësi uruguaian largohet përkohësisht nga Barcelona, ku ka qenë pjesë e skuadrës që prej vitit 2018, për t’u transferuar në Premierligë te Liverpooli. Nëse gjithçka shkon sipas planit, zyrtarizimi i marrëveshjes pritet shumë shpejt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot