Prokuroritë themelore kanë ngritur 35 aktakuza në 24 orët e fundit

0%

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza kundër 38 personave. Po ashtu, sipas njoftimit të datës , 12 persona janë ndaluar për 48 orë dhe është paraqitur një kërkesë për caktim të paraburgimit për një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar 3 persona të dyshuar për vepër penale, si dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 9 personave të dyshuar për vepër penale. Prokuroria Themelore në Prizren me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 9 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një kërkesë përcaktimin e masës së paraburgimit dhe janë ngritur 4 aktakuza ndaj 4 personave. Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar 3 persona në raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur 2 aktakuza, kundër 2 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar 3 persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale. Raportin e plotë mund ta gjeni këtu .

Burimi: Kallxo