Konfiskohen dy motor-sharra, katër persona dyshohen për vjedhje të

0%

Katër persona janë intervistuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vjedhje të pyllit në Leposaviq. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më rreth orës , kur njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur një kamion të ngarkuar me rreth 12 metra kub dru, si dhe një kamionetë. Në lidhje me rastin, policia ka konfiskuar kamionetën dhe dy motor-sharra.

Katër të dyshuar janë intervistuar nga Policia dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq, kamioni i ngarkuar me dru i është dorëzuar zyrtarëve të pylltarisë. Rasti po hetohet për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Burimi: Kallxo