Tre gola dhe pritje shpëtimtare, dy yjet e Kombëtares në formacionin

0%

Fundjava që lamë pas ishte tejet pozitive për dy futbollistët e Kombëtares, Myrto Uzunin dhe Simon Simonin. Sulmuesi shkëlqeu me tre gola në sfidën që Austin fitoi 3-0 përballë Pueblas, duke i dhënë të tijëve dhe tre pikë të rëndësishme në Leagues Cup. Me këtë paraqitje, ai u shpërblye me notën 9.9 dhe vendin në formacionin e javës në këtë turne.

Po ashtu, edhe portieri Simoni la gjurmë në ndeshjen që Luzern barazoi me rezultatin 2-2 përballë St.Gallen, takim ky i vlefshëm për Superligën zvicerane për javën e dytë. Platforma e vlerësimeve i dha 22-vjeçarit notën 9.1 pas 8 pritjeve që rezultuan shpëtimtare për pikën e marrë në transfertë..

Burimi: Bota Sot