Kurti: Vendi avancon në arenën ndërkombëtare duke krijuar partneritete

0%

Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se fuqia e një shteti në arenën ndërkombëtare nuk përcaktohet vetëm nga kapacitetet e tij ushtarake dhe ekonomike, por edhe nga aftësia për të ndërtuar dhe ruajtur partneritete.

Në edicionin e nëntë të Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, aktivitet i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kurti ka përmendur rëndësinë e partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Aftësia e një vendi për të avancuar interesat e tij në arenën ndërkombëtare nuk varet vetëm nga fuqia e tij ushtarake dhe ekonomike, por edhe nga kapaciteti i tij për të krijuar partneritete, për t’i mirëmbajtur ato, për t’iu përmbajtur normave ndërkombëtare dhe për t’i promovuar ato”, ka thënë Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurti veçoi diversitetin kulturor të Kosovës, popullsinë e re dhe aftësinë e saj për të përdorur teknologjinë informative, si dhe rolin e diasporës.

“Diversiteti kulturor, një popullsi e re dhe e aftë për ta përdorur teknologjinë informative, si dhe një diasporë e madhe me vullnet të paepur dhe përkushtim për të kontribuar në zhvillimin e vendit, e bëjnë Kosovën një shtet me potencial të konsiderueshëm për diplomacinë publike”, tha ai.

Burimi: Koha