Tre persona kanë marrë lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një person. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës , në Fushë Kosovë. Tutje bëhet e ditur se sipas viktimave i dyshuari po ashtu gjatë incidentit kishte shtënë me pistoletë në ajër.
“Tre meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Sipas viktimave i dyshuari po ashtu gjatë incidentit kishte shtënë me pistoletë në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja”, thuhet në raport. Ndërkaq, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.
