Evropa Perëndimore me rekord të ri për temperaturat e larta derisa

0%

Muaji i kaluar (korrik 2026) shënoi temperaturën mesatare më të lartë të regjistruar ndonjëherë dhe shifra alarmante të lagështisë së tokës në mbarë Europën Perëndimore, ka njoftuar “Copernicus”, raporton Euronews .

Evropa Perëndimore përjetoi qershorin dhe korrikun më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa ndryshimi i klimës nxit verë historike me nxehtësi, thatësirë ​​dhe zjarre në krejt rajonin, ka njoftuar të hënën () monitoruesi i ngrohjes globale i BE-së.

Evropa është kontinenti që ngrohet më shpejt në botë dhe dy muajt e parë të verës janë shënuar nga valë të njëpasnjëshme të nxehtësisë, temperatura përvëluese dhe kushte jashtëzakonisht të thata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qëkur nisi në maj, nxehtësia intensive ka shkaktuar shumë zjarre, thatësi ​​të zgjatur, rekorde të reja kombëtare të temperaturave në mbarë rajonin dhe mijëra vdekje të parashikuara të lidhura me nxehtësinë. Globalisht, deri më tani ky është viti i tretë më i nxehtë, pas viteve 2024 dhe 2025, tregojnë statistikat e klimës. Por viti 2026 ka ende kohë për ta kapur ritmin.

Shërbimi i Ndryshimit të Klimës “Copernicus”, ka njoftuar se temperatura mesatare e kombinuar në Evropën Perëndimore për qershor dhe korrik ishte 21.62 shkallë Celsius – duke thyer rekordin e vitit 2022 për të njëjtën periudhë.

Ekziston një mundësi në rritje që deri në fund të vitit, viti 2026 do ta tejkalojë vitin 2024 si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ose të paktën do t’i afrohet kësaj shifre, për shkak të efekteve të kombinuara të ngrohjes globale të përshpejtuar të shkaktuar nga njeriu dhe “El Ninjos” shumë të madh, ngrohjes periodike të pjesëve të Paqësorit që shkakton ndryshime të temperaturës në gjithë botën, thonë shkencëtarët.

Thatësi e madhe Nivelet e lagështisë së tokës ishin “dukshëm më të ulëta” se në korrik 2022 kur thatësia e fundit e rëndë përfshiu Evropën Perëndimore, ka shtuar “Copernicus”.

“Ky është një shembull i qartë se si ndryshimi i klimës po intensifikon ekstremet e nxehtësisë, me nxehtësinë dhe thatësirën që përforcojnë gjithnjë e më shumë njëra-tjetrën”- ka thënë Samantha Burgess nga Qendra Evropiane për Parashikime të Motit Afatmesëm, e cila operon “Copernicusin”.

Kushte shumë të thata u vunë re në korrik në mbarë vendet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, duke përfshirë Francën, Spanjën, Austrinë dhe Hungarinë, por edhe Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe një pjesë të Islandës. Rrjedhat e lumenjve ishin jashtëzakonisht të ulëta, me Senën, Rinin dhe Danubin veçanërisht të prekur.

Transporti, ujitja dhe prodhimi i energjisë janë prekur në disa vende europiane. Këto kushte të nxehta dhe të thata ishin gjithashtu ideale për zjarret dhe shkencëtarët thonë se frekuenca e motit ekstrem të prirë ndaj zjarreve në Europë po rritet me ndryshimet klimatike.

Franca dhe Spanja kanë luftuar me zjarret e tyre më të egra që mbahen mend këtë verë, ndërsa vende të tjera në Europë dhe veriperëndimi i SHBA-së dhe Kanadaja kanë përjetuar gjithashtu zjarre serioze. 11 vitet më të nxehta Globalisht, muaji i kaluar ishte korriku i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare të ajrit sipërfaqësor 1.47 shkallë Celsius mbi pikën referuese para-industriale 1850-1900, ka njoftuar “Copernicus”. 11 vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat të regjistruara ndonjëherë dhe “nuk kemi parë një klimë kaq të ngrohtë gjatë jetës sonë, dhe shumë ndoshta edhe gjatë qytetërimit tonë”, ka thënë Buontempo.

“Dhe shkaktari kryesor i kësaj ngrohjeje – siç e dimë – janë gazrat serrë”- ka alarmuar ai. Oqeanet thithin pjesën më të madhe të nxehtësisë së tepërt të shkaktuar nga emetimet e karbonit të njerëzimit dhe për këtë arsye luajnë rol kyç në rregullimin e klimës.

Detet më të nxehta mund të kenë efekte të dëmshme në planet, duke nxitur stuhi dhe reshje më të forta dhe duke zbardhur shkëmbinjtë koralorë. “Copernicus” kryen matje duke përdorur miliarda lexime satelitore dhe të motit, si në tokë ashtu edhe në det, dhe të dhënat e tyre shtrihen që nga viti 1940. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo