Ekskluzive| Plumbi “qorr” çan çatinë dhe përfundon brenda dhomës së

0%

Një familje në Skenderaj është përballur me një situatë të rrezikshme mbrëmjen e së dielës, pasi një predhë ka depërtuar përmes çatisë dhe ka përfunduar brenda një dhome të shtëpisë, raporton Sinjali. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 9 gusht, rreth orës , në rrugën “Sala e Hamit Jashari”, ndërsa rastin në Polici e ka raportuar A. H. rreth 51-vjeç.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, predha ka depërtuar fillimisht përmes çatisë së shtëpisë dhe më pas ka përfunduar brenda një dhome banimi në katin e tretë. Fatmirësisht, në momentin e incidentit askush nuk është goditur dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, hetuesit dhe Krim-teknika, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit dhe kanë sekuestruar predhën si provë materiale. Sipas të dhënave të rastit, dyshohet se predha është e kalibrit 7.62 mm dhe mund të jetë shkrepur nga një AK-47.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për momentin mbetet mister se nga është shtënë dhe kush e ka shkrepur, pasi Policia ende nuk ka identifikuar ndonjë person të dyshuar. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ” dhe hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com