Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën Fushë Muhoc–Ferizaj, ku një 13-vjeçar ka humbur jetën në një vetaksident, ndërsa një tjetër i mitur ka mbetur i lënduar.
Sinjali mëson se viktima është L.I. 13 vjeçar nga fshati Prelez, i cili ndodhej në timonin e një veture Mercedes, ndërsa bashkë me të në automjet ishte edhe A.H. 16 vjeçar Aksidenti ka ndodhur më 9 gusht, rreth orës , në rrugën e fshatit Muhoc.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 13-vjeçari ishte duke drejtuar Mercedesin kur, dyshohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, ka humbur kontrollin mbi automjetin. Vetura ka dalë jashtë rrugës në anën e majtë, duke përfunduar në vetaksident. Pasojat kanë qenë tragjike.
Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e 13-vjeçarit, ndërsa pasagjeri 16-vjeçar ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Trafikut Rajonal, hetuesit dhe patrullat policore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar. Hetimet për rrethanat e plota të aksidentit po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
