Një aheng familjar në fshatin Bellopojë të Podujevës është shoqëruar me të shtëna mbrëmjen e së dielës, duke bërë që Policia të intervenojë në vendin e ngjarjes. Sinjali mëson se i dyshuari është Faton Matarova 32-vjeçari, i cili ka pranuar para zyrtarëve policorë se kishte shtënë me armë me gaz gjatë ahengut.
Rasti është raportuar më 9 gusht, rreth orës , kur Policia ka marrë informatën për të shtëna në fshatin Bellopojë. Njësitë policore kanë dalë në lokacion dhe, pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, janë autorizuar për ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Matarova u ka deklaruar policëve se kishte shtënë gjatë një ahengu familjar me një armë me gaz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja, të cilat dyshohet se janë shkrepur nga arma me gaz. 32-vjeçari është shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa pas përfundimit të procedurave është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim të a*mës apo mjetit të rrezikshëm”. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
