Kanë kaluar gati 48 orë prej kur është ndërprerë për herën e fundit vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës. Rregullorja e Punës e Kuvendit të Kosovës , e miratuar më , kur kryetar i Kuvendit ishte Glauk Kojnufca, në pikën e pestë të nenit 12 shkruan: Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë.
Pra rrjedhimisht, vazhdimi i seancës konstituive do duhej të ndodhte para orës të së hënës së , pasi që përafërsisht në këtë orë ishte ndërprerë vazhdimi i seancës të mbajtur më . Bazuar në këtë rregullore, seanca konstituive e legjislaturës së nëntë gjatë vitit 2025 ishte thirrë mbi 60 herë derisa përfundoi seanca konstituive e asaj legjislature.
Më , kur është pyetur Glauk Konjufca, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe zv.kryeministri në detyrë për thirrjen e vazhdimit të seancës, i njëjti është përgjigjur shkurt. “Tash kur do të thirret seanca, është, nuk mundem ta caktoj unë. E cakton kryesuesi. Besoj që së shpejti”- tha ai.
Zhvillimet e legjislaturës së 11-të Më , Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje kërkoi kohë shtesë për të propozuar një kandidat për Kryetar Kuvendi. “Marrëveshje politike nuk kemi ende, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, ju lus për kohë shtesë”- deklaroi Kurti më para se të goditej me vezë nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj.
Kurti kërkoi kohë shtesë për bisedime me partitë politike për zgjedhjen e presidentit edhe më herët. Për këtë çështje, kryetari i LVV-së ka mbajtur takime me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe me atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, megjithatë palët nuk kanë arritur një marrëveshje politike. Me Hamzën, Kurti u takua vetëm një herë më .
Pas këtij takimi, Hamza u tha gazetarëve se PDK-ja do ta ketë rolin e vet konstruktiv si parti opozitare brenda Kuvendit. Qëndrimi i PDK-së nuk u lëkund as pas ftesës së dytë të Kurtit për takim. Më pas Kurti i ka propozuar PDK-së një “rokadë” të posteve drejtuese në Kuvend.
Ai ka ofruar pozicionin e kryetarit të Kuvendit për PDK-në, me kushtin që deputetët e PDK-së të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Ofertën e Kurtit, Hamza e quajti joserioze dhe lojë për blerje të kohës dhe bartjen e përgjegjësisë te partitë e tjera.
Ndërsa me kreun e LDK-së, Kurti është takuar disa herë, por nuk kanë arritur një kompromis. Në takimin e fundit që u mbajt, një ditë para përfundimit të afatit kushtetues më . Kurti pas takimit të katërt me kryetarin Abdixhiku, më , tha se ka dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së, parti kjo e cila po e kërkon presidentin. “Takimi ishte i hapur, i sinqertë.
Diskutuam për mundësitë dhe vështirësitë e konstituimit të institucioneve. Nuk kemi ende marrëveshje politike”- deklaroi ai. Sipas tij, për të siguruar stabilitet institucional dhe për të shmangur zgjedhjet e reja, është e domosdoshme që partitë të arrijnë marrëveshje edhe për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së ardhshme.
Ai theksoi se dallimet mes dy partive mbeten të mëdha, duke vlerësuar se kërkesat e LDK-së nuk janë në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve. Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye për shtyrjen e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se seanca konsituive duhet të ftohet më së largu deri më .
“Nuk kam lajme të reja, por jemi shumë, shumë larg marrëveshjes”- tha Abdixhiku pas takimit të katërt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Abdixhiku, ka deklaruar se qëndrimi i LDK-së mbetet që kandidati për president të propozohet nga kjo parti, ndërsa emri të dakordohet në bashkëpunim me partnerët e mundshëm të koalicionit.
Sipas Abdixhikut, ofertat që LDK-ja të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe disa ministri nuk janë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje. Ndërkohë, Aleanca ka refuzuar të takohet me Kurtin që në ftesën e parë.
Kryetari i saj, Ardian Gjini, kishte bërë të ditur që më 9 korrik se nuk e sheh të arsyeshëm një takim me Kurtin, duke ofruar vetëm mbështetje për kuorumin në zgjedhjen e presidentit nëse pranohen gjashtë kushtet e Aleancës, që përfshijnë, mes tjerash, gazsjellësin amerikan, ndërtimin e një termocentrali të ri, rritjen e pragut të TVSH-së dhe investime të mëdha infrastrukturore.
E premtja e 7 gushtit, shënoi afatin e fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Në një aktgjykim të qershorit 2025, Gjykata Kushtetuese ka dhënë si afat 30 ditë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve që të thirret dhe të konstituohet Kuvendi.
“Kërkesa nga paragrafi 1 i nenit 66 të Kushtetutës, që Kuvendi të mbajë Seancën Konstituive brenda tridhjetë (30) ditëve nuk do të thotë vetëm që deputetët e zgjedhur duhet të mblidhen fizikisht në sallë.
Kuptimi i kësaj norme duhet të jetë substancial dhe funksional, duke nënkuptuar që brenda këtij afati duhet të realizohen të gjitha veprimet kushtetuese që rezultojnë në konstituimin e Kuvendit.”- thuhet në paragrafin 132 të këtij aktgjykimi. Më janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, derisa më ishte thirrur seanca konstituive.
Sipas kalkulimeve i bie që të jetë dita e fundit e afatit për konstituimin e Kuvendit sipas aktgjykimit të Kushtetueses. Pas konstituimit të tij, nis automatikisht afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e Presidentit ose Presidentes së Republikës.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, Lëvizja Vetëvendosje u rendit e para me 47.13% të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës fitoi 19.44% të votave dhe 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.69% dhe 18 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguroi 6.74% të votave dhe shtatë ulëse.
Nga 20 vendet e garantuara për komunitetet joshumicë, nëntë mandate i takojnë Listës Serbe dhe një Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Partia Demokratike Turke e Kosovës ka fituar dy mandate, ndërsa nga një mandat kanë siguruar Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjve për Integrim (PSA), Koalicioni VAKAT, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Partia Liberale Egjiptiane, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat dhe Partia e Bashkuar e Goranëve.
