QMK: Janë shuar 25 zjarre, nën kontroll zjarri në deponinë në Kriva

0%

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza. Deri në orën nuk ka zjarre aktive, ndërsa një zjarr është vënë nën kontroll. Bëhet fjalë për një zjarr në dalje nga Kriva Palanka, pranë deponisë. 25 zjarret e mbetura janë shuar plotësisht.

Zjarre janë regjistruar në zonat e Shkupit, Sarajit, Petrovecit, Prilepit, Strumicës, Strugës, Kërçovës, Koçanit, Kumanovës, Gostivarit, Tetovës dhe komunave të tjera. “Digjeshin bimësi e ulët, kashtë, mbeturina, deponi dhe pemë, ndërsa në disa raste u prekën edhe automjete”, njofton QMK. QMK informon se situata me zjarret në hapësira të hapura është duke u monitoruar.

Burimi: Telegrafi