Kuvendi i Kosovës do të mirëpresë edhe këtë vit bashkatdhetarët që ndodhen në vend, përmes aktivitetit tashmë tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Dyert e institucionit do të jenë të hapura nga sot, 10 gusht, deri më , ndërsa vizitat do të mund të bëhen gjatë intervalit kohor –.
Sipas njoftimit të Kuvendit, mërgimtarët do të kenë mundësi që gjatë këtyre tri ditëve të njihen nga afër me hapësirat e institucionit dhe të vizitojnë ambientet e tij. Këtë vit, aktiviteti po zhvillohet në rrethana të veçanta politike, pasi Kuvendi ende nuk është konstituuar dhe si pasojë nuk është funksionalizuar në tërësi.
Megjithatë, kjo situatë nuk e ka penguar mbajtjen e aktivitetit tradicional, me Kuvendin që do t’i presë bashkatdhetarët dhe do t’ua mundësojë vizitën në institucion gjatë ditëve të parapara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
