Maya Jama ka shijuar traditat suedeze gjatë kohës së kaluar me familjen e saj, duke ndarë të dielën një fotografi ku shfaqet me bikini në një saunë prej druri. Prezantuesja e “Love Island”, 31 vjeçe dhe me origjinë gjysmë suedeze, publikoi në Instagram një galeri fotografish nga ajo që e cilësoi si “koha më e mirë” me familjen.
Maya tregoi format e saj në një bikini të bardhë, teksa pozoi në saunë, ndërsa në fotografi të tjera shfaqet duke pushuar në natyrën e qetë suedeze. Prezantuesja u shfaq gjithashtu me një bluzë të bardhë të shkurtër dhe fund të kombinuar, ndërsa ndau me ndjekësit pamje nga peizazhi i bukur i Suedisë. Maya Jama “Koha më e mirë përsëri në Suedi”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit.
Javën e kaluar, ylli televiziv kishte bërë të ditur se do të merrte pushim gjatë gjithë muajit për t’iu përkushtuar verës, pasi përfundoi xhirimet e finales së “Love Island” në fund të korrikut. Maya Jama
