Kruja në hall të vazhdueshëm me zjarret, riaktivizohet një tjetër

0%

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Krujës, konkretisht në zonën e njohur si Gryka e Zidollit, pak kohë pas zjarrit të madh që përfshiu malin e Krujës. Për shkak të terrenit të thepisur dhe mungesës së rrugëve për të arritur në zonën e përfshirë nga flakët, ekipet zjarrfikëse nuk kanë mundësi të ndërhyjnë nga toka.

Për këtë arsye, është kërkuar ndërhyrje nga ajri për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Aktualisht, vatra ndodhet larg zonave të banuara dhe nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banesat. Megjithatë, situata po monitorohet nga autoritetet përkatëse për të parandaluar përhapjen e flakëve, raporton Vizionplus.tv, përcjell Sinjali.

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu malin e Krujës një ditë më parë shkaktoi panik te banorët, pasi flakët iu afruan zonave të banuara dhe detyruan dhjetëra persona të largoheshin nga shtëpitë. Disa banorë u detyruan ta kalonin natën në rrugë, ndërsa rrëfyen momentet e frikës për jetën dhe pasigurisë për banesat e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com