Aktori amerikan, Michael B. Jordan dhe këngëtarja britanike, Raye, kanë tërhequr vëmendjen e publikut pasi u panë së bashku në parkun argëtues Six Flags Magic Mountain, pranë Los Angelesit. Dyshja u fotografua gjatë një prej atraksioneve, teksa bisedonin dhe dukej se po shijonin një dalje të përbashkët.
Pamjet u përhapën në rrjetet sociale dhe menjëherë nisën spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre. Michael dhe Raye “A janë në lidhje?”, ishte një nga komentet që qarkulloi në rrjet, derisa përdorues të tjerë e cilësuan daljen e tyre si një kombinim të papritur, por simpatik. As Michael B.
Jordan dhe as Raye nuk kanë komentuar publikisht për zërat, ndonëse përfaqësuesit e tyre gjithashtu nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim. Jordan ka qenë më parë në një lidhje të shumëpërfolur me Lori Harvey, me të cilën ishte së bashku nga viti 2020 deri në vitin 2022. Aktori ka folur edhe për vështirësitë që sjell ruajtja e jetës private kur je një personazh i famshëm.
Michael Ndërkohë, Raye është përfolur më parë për lidhje me disa emra të njohur, mes tyre reperin Drake dhe pilotin britanik Lewis Hamilton. Pavarësisht vëmendjes së madhe që ka shkaktuar dalja e tyre së bashku, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim se Michael B. Jordan dhe Raye janë në një lidhje romantike.
