Një tjetër person i kërkuar nga organet e drejtësisë është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia në Prizren, për t’u dërguar më pas në vuajtje të dënimit me burg. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Menderes Kadri , i cili ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 8 muaj e gjysmë burgim efektiv për veprën penale “Vjedhje”.
Sipas informacioneve të rastit, arrestimi është realizuar më 7 gusht, nga policët e Njësitit për Realizimin e Urdhëresave të Stacionit Policor në Prizren, pas veprimeve operative-hetimore për lokalizimin e tij. Kadri ishte dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prizren, për veprën penale “Vjedhje”, nga neni 314 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor në Prizren për përfundimin e procedurave të nevojshme. Më pas, Menderes Kadri është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit prej 8 muajsh e gjysmë burgim efektiv. Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
