Bashkatdhetarët që ndodhen aktualisht në Kosovë do të kenë mundësi të vizitojnë Kuvendin e Kosovës gjatë tri ditëve të ardhshme, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Aktiviteti do të nisë të hënën, më 10 gusht, dhe do të zgjasë deri të mërkurën, më .
Sipas njoftimit, vizitat në Kuvend do të jenë të mundshme çdo ditë nga ora deri në , për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të njihen nga afër me institucionin. Këtë vit, aktiviteti po zhvillohet në një rrethanë të pazakontë politike, pasi Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar dhe nuk është funksionalizuar në tërësi.
Pavarësisht kësaj situate, institucioni do t’i hapë dyert për mërgimtarët, duke e vazhduar edhe këtë vit traditën e aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
