Shpërndaje në: Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nga nesër e deri të mërkurën hap dyert për diasporën, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Dyert e Kuvendit do të jenë të hapura nga ora deri në orën , thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ky organizim vjen në kohën kur ka dështuar konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30 ditës nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, si[ parasheh aktgjykimi i vitit të kaluar i Gjykatës Kushtetuese. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka kërkuar në dy raste – së fundi të shtunën – kohë shtesë për arritje të një marrëveshje.
E pas kërkesës që bëri të shtunën, deputetja e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Time Kadrijaj, e gjuajti me vezë Kurtin dhe u desh ndërhyrja e sigurimit. Vazhdimi i radhës i seancës nuk është caktuar ende nga Kuvendi.
