Leipzig, klubi gjerman ka arkëtuar 1 miliard euro nga shitjet e

0%

Leipzig vazhdon të nxjerrë talente dhe, mbi të gjitha, t’i shesë ata për shuma të mëdha. Me 125 milionë eurot e përfituara nga Real Madridi për Yan Diomanden – shitja rekord e re e klubit – të ardhurat nga transferimet që nga sezoni 2020/21 kanë arritur në 953,42 milionë euro: praktikisht një miliard.

Leipzig konfirmon statusin e tij si një nga klubet evropiane më efikase në zhvillimin e talenteve të reja dhe shitjen e mëpasshme të tyre.

Me transferimin e Diomandes te Real Madridi për 125 milionë euro, klubi gjerman ka gjeneruar 953,42 milionë euro të ardhura nga shitjet që nga sezoni 2020/21, krahasuar me 769,87 milionë euro të shpenzuara në tregun e transferimeve gjatë së njëjtës periudhë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga Gvardiol te Sesko, pa harruar Szoboszlai, Olmo dhe Nkunku: ja shitjet rekord nga “fabrika” gjermane: YAN DIOMANDE – 125 milionë euro JOSKO GVARDIOL – 90 milionë euro BENJAMIN SESKO – 76.5 milionë euro DOMINIK SZOBOSZLAI – 70 milionë euro XAVI SIMONS – 65 milionë euro DANI OLMO – 61 milionë euro CHRISTOPHER NKUNKU – 65 milionë euro NABY KEITA – 60 milionë euro TIMO WERNER – 53 milionë euro LOÏS OPENDA – 42.75 milionë euro

Burimi: Bota Sot