Kombëtarja U-16 do të luajë dy miqësore ndaj Malit të Zi më 25 & 27

0%

Kombëtarja U-16 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi U-16 në kuadër të përgatitjeve dhe vlerësimit të grupit të lojtarëve për fazën e ardhshme. Takimi i parë do të luhet më 25 gusht, në ora , në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Kjo përballje do t’i japë mundësinë stafit teknik të vlerësojë gjendjen e lojtarëve dhe të testojë skuadrën në një ndeshje përballë bashkëmoshatarëve të tyre. Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 27 gusht, në ora , në Mal të Zi. Edhe ky takim do të shërbejë për të provuar alternativa të ndryshme dhe për të vijuar konsolidimin e grupit në kuadër të aktiviteteve të ardhshme.

Dy ndeshjet miqësore janë pjesë e programit të ekipeve kombëtare të moshave dhe synojnë t’i japin stafit teknik një panoramë më të qartë mbi formën e futbollistëve të rinj..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot