Banorët e Fushë-Kosovës në hall nga mbeturinat, vonesat arsyetohen me

0%

Nga: Elda Islami Shpërndaje në: Banorët e disa lagjeve në Fushë-Kosovë po vazhdojnë të përballen me erëra të rënda që shkaktohen nga mosgrumbullimi i mbeturinave. Banorët ankohen duke thënë se kjo gjendje është shumë e rëndë për ta.

E Kompania që u angazhua nga Komuna, në mungesë të kapaciteteve të kompanisë rajonale “Pastrimi”, “Selmans Network”, premtojnë zgjidhje të këtij problemi në ditët në vazhdim. Kontejnerë të stërmbushur e mbeturina jashtë vendeve të grumbullimit vazhdon të ketë ende në disa lagje të Fushë-Kosovës.

Edhe pse u shpall gjendje emergjente për mbeturinat para rreth dy muajsh në këtë komunë, gjendja në disa lagje vazhdon të jetë e njëjtë. Në rrugët Hajrullah Zajmi, Arbëria, Enver Maloku e në lagje të tjera, gjendja, sipas banorëve, është shqetësuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qëndresa Kastrati Hoxha, banore në rrugën “Selim Grajqevci”, thotë se janë në hall nga kundërmimi i mbeturinave, sidomos gjatë ditëve të nxehta. “Me mbeturina ndoshta qe dy javë ditë nuk kanë ardhur me i marrë. Komuna ma e papërgjegjshme, ma jo korrekte me neve qytetarëve. Është tmerr me mbeturina, nuk mundemi as fëmijët me i leju, as dritaret me i hap, aq shumë që vjen era.

Është shumë, sidomos tash edhe nxehtësia e bën të vetën. Të paktën në mbrëmje me dashtë me i hap dritaret, nuk mundemi se është shumë aromë e keqe. Është gjendja shumë e keq”, tha Hoxha. Edhe Arbëri 6 min. më parë Mungesa e ujit rrezikon shërbimin e dializës në QMF-në në Kodrën e Trimave Sipas saj, janë drejtuar me kërkesa edhe në komunë, por pa zgjidhje.

Një tjetër banor, Mehmet Gjeli, thotë se gjatë verës shkon gjashtë muaj në fshat, vetëm për shkak të këtyre problemeve. “Jo veç në lagjen tonë, por në përgjithësi. Unë jam prej fshati, gjashtë muaj rri këtu, gjashtë në fshat. Tash jam unë atje, por erdha me i kry do obligime. Këtu me mbeturina s’ki ku rrin, nuk ki ku hin. Po qysh nuk po na pengojnë? Jo vetëm këtu, por edhe në fshat.

Dy muaj ditë nuk vijnë me i marrë. Çka është, nuk e di. Obligimet i kryejmë rregullisht”, tha Gjeli. E për këtë komunë, përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave është kompania “Pastrimi”, por Komuna e Fushë Kosovës, për shkak të mungesës së kapaciteteve, ka angazhuar edhe kompaninë private “Selmans Network”.

Nga kjo kompani thonë se do t’i shtojnë kapacitetet në mënyrë që të zgjidhet ky problem. “Edhe ne jemi tërë kohën duke operuar, po nga gushti është dyfishim i konsumit. Ndërsa këto kapacitetet që i kanë parashikuar ata, po duket nuk kanë qenë të mjaftueshme. Se ata na thirrën edhe sot, për me i shtu edhe ndonjë kamion.

I dërgojmë prej nesër edhe dy kamionë shtesë, po domethënë kjo është përtej kontratës, përtej marrëveshjes?”, tha Betim Selmanaj nga “Selmans Network”.

Edhe Arbëri 24 min. më parë Deputetët e VV-së e LDK-së bartin diskutimet politike në rrjete sociale Selmanaj ka thënë se nga java e ardhshme po planifikohet të bëhet ndarja e zonave operative dhe të kalohen komplet përgjegjësitë për disa zona te kompania “Selmans Network”.

Për këtë problem KOHA ka nisur pyetje edhe Komunën e Fushë-Kosovës përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike, por gjatë së dielës nuk ka pasur përgjigje.

Burimi: Koha