Nga: Arianita Hoti Shpërndaje në: Mungesa e ujit po e rrezikon ofrimin e hemodializës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Trimave.
Javën e kaluar, disa pacientë kanë mbetur pa trajtim, ndërsa QKUK-ja ka konfirmuar se është detyruar të pranojë pacientë për ta vazhduar dializën në Klinikën e Nefrologjisë Problemet me furnizim me ujë gjatë sezonit të verës po e rrezikojnë funksionimin e shërbimit të hemodializës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Trimave.
Si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të ujit, pacientët që marrin dializë çdo ditë mund të mbesin pa trajtim. Javën e kaluar, sipas burimeve të KOHËS, disa pacientë janë kthyer pa mundur ta marrin trajtimin për shkak të mungesës së ujit. E sipas Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, kjo ka ndodhur vetëm një herë.
“Vetëm në një rast, disa pacientë janë transferuar në QKUK për të vazhduar trajtimin deri në eliminimin e defekteve”, thuhet nga QKUK. Edhe Arbëri 27 mar 2026 Kuvendi s’ngutet për seanca ani se e rrezikon shpërndarjen pas 28 prillit Sipas punonjësve shëndetësorë në këtë QMF, kërkesat e tyre për zgjidhje të përhershme tash e disa vjet nuk janë marrë parasysh nga QKUK-ja.
Një prej tyre, në kushte anonimiteti tha se për vetëm një dializë kërkohen rreth 5 mijë litra ujë. Ai tha se më parë, qendra ka pasur një rezervuar të madh uji, por është larguar pasi kontaminohej gjatë qëndrimit. “Merreni me mend të mos kemi ujë dhe të mos funksionojë dializa për shkak të mungesës së tij; kjo është vdekje për ne. Me 25 mijë apo 30 mijë euro kjo punë do të ishte kryer.
Ne e kemi pasur rezervuarin, por e kemi larguar, sepse ai u kontaminua gjatë periudhës kur u rinovua objekti nga komuna. Gjatë kohës që nuk ka qarkulluar uji, ai është kontaminuar. Se a është izoluar mirë apo jo, unë nuk e di, pasi nuk jam ekspert. E kemi pastruar, i kemi hedhur kimikate, por nuk na ka bërë punë (nuk ka pasur efekt), prandaj e kemi eliminuar”, ka një punonjës shëndetësor.
Aktualisht, në këtë qendër janë të instaluar dy rezervuarë të vegjël uji me kapacitet prej 2 mijë litra secili. “Problemi paraqitet në rastet e ndërprerjes së energjisë elektrike në fabrikën e përpunimit të ujit, vështirësia lidhet me furnizimin e ujit me presion gjatë sezonit veror, kur konsumi është shumë i lartë dhe shpenzimet janë të mëdha.
SHSKUK në bashkëpunim me QKUK, planifikon ndërtimin e një hapësire për instalimin e dy rezervuarëve të ujit me kapacitet prej 20.000 litrash, pas marrjes së lejes nga Komuna e Prishtinës”, u tha nga QKUK.
Edhe Arbëri 11 gus 2025 Bllokada politike paralizon funksionimin e institucioneve të pavarura KOHA ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës për të mësuar nëse ka pranuar ndonjë kërkesë nga QKUK-ja për lëshimin e lejes, por deri në transmetimin e stories nuk ka marrë përgjigje.
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Trimave, shërbimi i hemodializës ofrohet nga e hëna deri të shtunën, në tri ndërrime pune.
